Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

0
130

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se më 6 dhjetor qytetarët do të dalin në bulevard dhe do të protestojnë përballë Kryeministrisë.

Në emisionin “Now”, Balliu u shpreh se protestën nuk mund ta ndalojë askush.

“Protesta është kundër Edi Ramës. Skenari? Do dalin qyetarët në shesh, te bulevardi, përballë Kryeministrisë. Kush nuk e lejon? Kush pyeti te këta që të marrim leje? Nuk merret leje, njoftohet. Policia ka kthyer përgjigje, e dini ju cilit nen i është referuar policia për të bllokuar protestën? Një neni që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.

Do të protestohet përballë Kryeministrisë. Do të ketë pankarta, do të jenë fjalimet, kemi bërë thirrje për një protestë paqësore, është një protestë që do të japë mesazhe për mbarë botën, që shqiptarët nuk janë kriminelë, por kanë qeverinë kriminale. Do të jetë një protestë entuziaste”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here