Gjermanët dërgojnë armë vdekjeprurëse në Ukrainë, “Irisi” i fuqishëm kushton 140 milionë euro, ja çfarë mund të shkatërrojë

0
141

Ukraina mori dje të parin nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T, të cilat Gjermania i kishte premtuar më parë. Dje, gjatë takimit virtual të liderëve të G7, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz për përshpejtimin e shpërndarjes së sistemit të mbrojtjes ajrore. Sistemi i lëvizshëm Iris-T SLM, përbëhet nga tetë raketa tokë-ajër të montuara në kamion që mund të rrëzojnë aeroplanë ose raketa armike në një distancë deri në 40 kilometra dhe një lartësi prej gati 20 kilometrash. Kancelari gjerman Scholz deklaroi se sistemet e drejtuara nga radarët, të dorëzuara me një çmim të vlerësuar prej 140 milionë euro për njësi, “do t’i mundësojnë Ukrainës të mbrojë qytete të tëra nga sulmet ajrore ruse”, raporton Jutarnji list. Sulmet e ripërtëritura me raketa në Kiev dhe shumë qytete të tjera tregojnë qartë se sa e rëndësishme është dërgimi i shpejtë i sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, tha Christine Lambrecht, Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Sulmet ruse me raketa dhe dronë terrorizojnë kryesisht popullsinë civile. Për këtë arsye, ne tani po i ofrojmë mbështetje Ukrainës me armë kundër mbrojtjes ajrore,” shtoi ajo. Iris-T, i zhvilluar fillimisht si një raketë ajër-ajër, do të përfaqësonte një përmirësim të rëndësishëm të sistemit me rreze të mesme për forcat ukrainase. Çdo “njësi zjarri” përfshin tre komponentë, një lëshues pa pilot, një radar dhe një “qendër të operacioneve taktike” për lëshimin e komandave, e cila përbëhet nga dy persona. Përveç raketave të lundrimit, sistemi mund të synojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, si dhe avionë, helikopterë dhe drone. Koha e nevojshme për vendosjen e sistemit për shkrepje është 10 minuta dhe 15 minuta kërkohen për një karikim të ri. Raketat arrijnë një shpejtësi prej gati 3700 km/h.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here