Google search engine
Home Politike Drejtesi Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon pse u përplasën institucionet e...

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon pse u përplasën institucionet e drejtësisë, ja çfarë kërkoi Prokuroria që Gjykata e hodhi poshtë

0
224

Misteri për vendndodhjen e Ervis Martinajt dhe kërkimet për të kanë përplasur së fundmi Prokurorinë e Kurbinit dhe Gjykatën e këtij qyteti.

Organi i akuzës ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Sipas informacioneve, Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se sa i përket kontrollit që është ushtruar në dy banesa, burime zyrtare janë tejet të rezervuara por është mësuar që janë marrë disa sende prej andej.

Nuk dihet sa do i vlejnë hetimit të kësaj cështje, që dhe pse u bënë dy muaj që nga denoncimi i xhaxhait të tij për zhdukjen e Martinajt, nuk dihet asgjë për fatin e 40 vjecarit të shumërkërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here