Komisioneri i Drejtësisë së BE-së Didier Reiders dhe ekipi i tij po strehohen në një hotel në Kiev pas shpërthimeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin ukrainas.
Reiders tha në një postim në Twitter se ai dhe ekipi i tij kanë arritur që të transferohen me shpejtësi në një hotel ndërsa shton se janë të sigurt, ndërsa pritet që të largohen nga vendi.
“ Seri shpërthimesh në qendër të Kievit këtë mëngjes. Falë reagimit të shpejtë të personelit të sigurisë, unë dhe ekipi im u transferuam me shpejtësi në hotel. Jemi të sigurt dhe presim përditësime, është shprehur ai.








































