Sulmuesi/ Xhixha shënoi në 6 ndeshje sa ka shënuar në 5 vitet e shkuara

0
83

Në pesë sezonet e fundit, pa llogaritur këtë aktualin, Xhixha ka shënuar 7 gola gjithsej në pesë sezone, ndërsa në gjashtë javë të sezonit të fundit ka shënuar 7 gola. Një ngritje e madhe e Redonit që tashmë ka shënuar se tri sezone, dhe duhet të thyejë dy sezonet rekord të tij me 12 dhe 14 gola. Xhixha është mbreti i këtij sezoni, sepse veç golave ka një asist dhe 751 minuta në fushën e lojës. 14 gola shënoi sezonin e shkuar Redon Xhixha me fanellën e Tiranës. Lojtari edhe vjet ishte vendimtar në shumë ndeshje që vendosën titullin. Veç dopietës ndaj Partizanit, Xhixha këtë sezon e ka nisur në maksimum. I ka shënuar Teutës, skuadrës që e ka gjahun e preferuar. Tre gola në portën e Qirkos, çka ka sjellë edhe fitoren e Tiranës. Jo vetëm kaq, por në javën e parë ndaj Kukësit shënoi një gol që solli një pikë. Në ndeshjen e dytë me Egnatian dha asistin e një goli. Në sfidën me Vllazninë shënoi sërish, por skuadra u mund. Takimi i vetëm që nuk ka bërë gjë ishte ai me Kastriotin dhe në atë rast Tirana barazoi pa gola. Të mos harrojmë dy golat në katër ndeshjet europiane. Xhixha gjithashtu është edhe lojtari më i shtrenjtë i Tiranës në “Transfermarkt”, ku vlera e kartonit llogaritet 475 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here