Përplasen në Champions, por protagonistë në duelin PSG-Juventus bëhen presidentët Anjeli e Al Khelaifi

0
115

Në prag të një dueli të madh në Ligën e Kampioneve, krerët e klubeve respektive shfaqin edhe një herë tjetër shenjat e armiqësisë së tyre e cila lindi dy vjet më parë me projektin e Superligës Europiane, projekt që u braktis nga klubet angleze, franceze e gjermane dhe mbetën vetëm klubet elitare spanjolle dhe italiane. Kështu, Paris San Zhermen dhe Juventus do të përballen në Champions këtë mesjavë, megjithatë një tjetër duel ka marrë vëmendjen e mediave italiane. Bëhet fjalë për përplasjen që kanë dy presidentët e këtyre dy ekipeve, Andrea Anjeli dhe Naser Al-Khelaif. Siç bëhet me dije, të dy presidentët kanë patur akuza ndaj njëri-tjetrit. Drejtuesi i Juventusit e ka quajtur numri një të kampionëve të Francës si informatorin e Ceferin për Superligën, çka solli dhe dështimin e saj, ndërsa në anën tjetër Naser Al-Khelaif ka hedhur akuza se tentativa e Anjeli ishte për të vrarë Champions League. Në ndeshjen që dy skuadrat do të kenë në Ligën e Kampioneve do të vijë dhe përballja ballë për ballë që mund të shërbejë për të sqaruar këtë situatë të krijuar mes dy presidentëve. Që në momentin që dështoi formimi i Superligës, Naser Al-Khelaif dhe president i Juventusit i kanë ndërpresë marrëdhëniet me tyre, teksa Anjeli ka tentuar të flasë me presidentin e PSG-së, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Ndeshja e parë e fazës së grupeve mund të sjellë dhe takimin e tyre të parë pas shumë kohësh, por kjo mbetet për t’u parë, pasi numri një i kampionëve të Francës ka treguar se nuk i fal ato që ai i quan tradhti, e mbetet për t’u parë nëse do të shkrihet akulli mes tij dhe Anjelit në këtë situatë. Ndërkohë, Juventus nis të martën rrugëtimin në Champions League teksa bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirësisë maksimale ndaj PSG së yjeve. Por, për ta bërë edhe më të pamundur misionin e bardhezinjve, mendon fati që tashmë duket sikur punon kundër italianëve. Kjo sepse Angel Di Maria nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me PSG teksa argjentinasi vijon të vuajë dëmtimet muskulore. Në fakt, sinjalet negative për sulmuesin anësor erdhën prej ndeshjes së fundjavës kundër Fiorentinës kur trajneri Masimiliano Alegri e zëvendësoi Di Maria në minutën e 46-të. Mirëpo, stafi teknik i Juventus kishte besim se Di Maria do të mund të stërvitej normalisht dhe të zbriste në fushë për të sfiduar ish-ekipin e tij. Gjithsesi, diçka e tillë nuk mund të realizohet teksa emri i 34-vjeçarit mungon në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Alegri ndërsa mbetet të kuptohet se për sa kohë, Di Maria nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here