Spartak Ngjela: Ja hapat që duhet të ndiqen për të vërtetuar nëse Meta ka qenë apo jo spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ish-presidenti rrezikon të ndiqet penalisht

0
166

Avokat i njohur, Spartak Ngjela është bërë pjesë e debatit, ndërkohë që ka komentuar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar edhe nga gazeta “SOT”, thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Por për të mësuar më shumë rreth kësaj, gazeta bisedoi me avokat Ngjelën, i cili ka treguar hapat që duhet të ndiqen për të vërtetuar nëse Meta ka qenë apo jo spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, fakti që shumë dosje të ish-Sigurimit kanë rënë në duart e kujdo ka dëmtuar vendin tonë. “Duhet që të sjellin dokumentin që ka hedhur firmën. Nxjerrin iniciale I.L. I.M. ligji nuk e lejon që të hapen dhe prandaj i kanë nxjerr me iniciale, por ai që i ka nxjerr me iniciale që të mos shkel ligjin. Nuk mund të bëhesh agjent i një agjencie sekrete kur nuk ke firmosur, ata që e kanë nxjerr nuk janë shqiptar. Në vitin 1991 gjatë kohës së qeverisë së stabilitetit ata që na kanë mbrojtur gjithë jetën kanë ardhur dhe i kanë marr dokumentet e sigurimit të shtetit. Kam informacion që kanë thënë janë marr, Saliu lëvizte rrugëve atëherë, Meta nuk dihej se ku ishte. Kjo nuk është një çështje aq e thjesht, ata që i kanë dokumentet kur të ndryshoj ligji do nxjerrin dokumentet. Mënyra si është vepruar nuk është problemi se ata kanë frikë, por si lë ligji që të nxjerrin emrin. Kjo çështje ka dëmtuar shumë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Meta rrezikon të ndiqet penalisht

Më tej gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, avokat i njohur, Spartak Ngjela është shprehur se nëse vërtetohet se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë spiun apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, atëhere ai sipas tij, rrezikon të ndiqet penalisht. “Ka disa ditë që po bëhet  zhurmë rreth denoncimit publik që i është bërë ish kryeministrit, ish kryetarit të kuvendit dhe ish presidentit të republikës, Ilir Meta, si agjent i policisë sekrete të komunizmit. Por kjo, ndërkaq ka krijuar në Shqipëri një goditje të rëndë për moralitetin e qeverisjeve në këta 32 vjetët e periudhës paskomuniste. Sigurisht që kjo, para së gjithash, është një shkelje ligji nga komisionet shtetërore të verifikimit të figurës, dhe, brenda kësaj, është edhe një vepër penale. Kurse Meta, në vend që të futet në mbyllje shtëpi, ai, me një fytyrë prej mjerani në hall, kërkon të vijojë gënjeshtrën e karakterit të spiunazhit të tij. Por… Juridikisht, kjo ka vetëm një pyetje: a është firma e Metës ajo që ndodhet në dokumentin e bashkëpunimit si agjent i Sigurimit të Shtetit? Po ka firmë, Metë mavria lodhet kot”, u shpreh ai.

Shumë dosje të ish-Sigurimit të Shtetit u shitën

Por nuk ndalet me kaq, pasi përtej fenomenit “Meta”, avokat Spartak Ngjela ka zbuluar se shumë dosje të ish-Sigurimit të Shtetit në fillim të viteve ’90 u shitën nga ish agjentët dhe për rrjedhojë ato përfunduan në duart e agjenturave të huaja. “Sipas informacionit të saktë që kam, më lejoni t’ju them se, ne vitet 1991, 1992, 1993 drejt Athinës u lëshuan dhe ikën pjesa më e madhe e operativëve të Sigurimit të Shtetit. Dhe një pjesë e vogël e tyre edhe drejt Beogradit. Duhet të kujtohemi, se agjentura e Sigurimit të Shtetit drejtohej nga operativët. Çdo operativ i Sigurimit kishte nën drejtimin e tij agjenturor një numër jo të vogël agjentësh, të cilët e kishin kthyer Shqipërinë e Enver Hoxhës në një spiunazh tërësor. Por çfarë ndodhi me operativët në vitet 1991, 1992, 1993? Ata, në fakt u trembën nga përmbysja e diktaturës dhe u derdhën drejt arratisjes jashtë Shqipërisë. Por… Shumica dërmuese e operativëve të Sigurimit në këto vite emigruan në Greqi, dhe, në Athinë. Por këta tani është e provuar se, për të shpëtuar kokën dhe për të fituar para, e shitën me dorëzim të plotë dokumentar, të gjithë agjenturën sekrete të Sigurimit të Shtetit, të cilën  ata e dispononin si operativë”, nënvizoi Ngjela

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here