Pak orë para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së reciprocitetit, bien sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut

0
157

Kanë mbetur orë para se të hyjë në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky vendim ka bërë që të ketë deklarata nxitëse nga disa prej liderëve të Serbisë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi është legjitim dhe nuk ka arsye që të tensionohet situata.

Janë publikuar pamje kur ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut. Këto sirena shërbejnë si thirrje për t’u mbledhur për serbët e veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here