Google search engine
Home Politike Zbardhen të tjera detaje nga gjendja shëndetësore e kryebashkiakut, mund të ketë...

Zbardhen të tjera detaje nga gjendja shëndetësore e kryebashkiakut, mund të ketë pasoja të parikuperueshme

0
10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore për shkak të komplikacioneve në këmbë. Pas vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga një mjek turk, është konstatuar se plaga nuk është pastruar siç duhet dhe për pasojë nuk është bashkuar, ndërsa situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga mjekët specialistë.

Sipas të dhënave të bëra publike, shqetësim paraqet edhe një problematikë me ndjeshmërinë e këmbës, e cila mund të sjellë pasoja nëse nuk trajtohet në kohë. Rreziku lidhet jo vetëm me procesin e rikuperimit, por edhe me aftësinë e Veliajt për të ecur në të ardhmen.

Ndërkohë, është kërkuar sigurimi i dokumentacionit mjekësor për të mundësuar konsultimin me specialistët në Tiranë, por ky dokumentacion ende nuk është vënë në dispozicion. Për këtë arsye, i është drejtuar me email Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe drejtorit të IEVP Fier, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për zgjidhjen e situatës.

Shqetësimi kryesor mbetet ndërhyrja e menjëhershme nga specialistët, për të shmangur komplikacione të tjera dhe pasoja që mund të jenë të pakthyeshme për shëndetin e kryebashkiakut të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here