Ekspozita “Albanian Biography: From Noë to 1991” vjen përmes fotografive në muzeun “Marubi”. Ekspozita personale e fotografes Jutta Benzenberg është e kuruar nga Kim Knoppers. Ekspozita “Biografia shqiptare, nga tani deri më 1991” që do të hapet të premten më 8 korrik vjen në vijim të aktiviteteve, që janë zhvilluar në këtë muze në Shkodër. Muzeu ndërkohë më parë ka publikua materiale rreth ekspozitës, aktivitetit të fotografes si dhe të kuratores. Në tekstin e kuratores Kim Knoppers thuhet se fotografitë dhe historitë e rrëfyera krijojnë një biografi të Shqipërisë, të parë përmes syve të Benzenberg-ut. “Në të njëjtën kohë, ato janë edhe një reflektim i biografisë së saj personale dhe dëshmia e karrierës së gjatë të njërës prej fotografeve më aktive në Shqipëri”, thuhet në tekstin e saj. Jutta Benzenberg ka studiuar fotografi pranë Staatliche Fachakademie für Fotodesign në Mynih. Në Gjermani, ka punuar si fotografe për revista e teatro, dhe si operatore në televizion. Në vitin 1991 ka udhëtuar për herë të parë në Shqipëri me të shoqin, shkrimtarin Ardian Klosi, për të fotografuar ngjarjet e asaj periudhe, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë portreteve të shqiptarëve dhe peizazheve. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë ekspozita vetjake dhe në grup në qytete të ndryshme të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë, Zvicrës dhe Shqipërisë. Është drejtuese e disa punëtorive ???????????????????????????????????????????????? dhe mbi portretet në bashkëpunim me Fotohof Salzburg, Kunstbox Seekirchen, ECCE (Austri). Ndër projektet e saj fotografike përmendim: “I have a dream” (i mbështetur nga UN Ëomen, 2022), “Leben erzählen” ( i mbështetur nga ECCE Theatre Austria), “God in Albania” ( i mbështetur nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe Ausëärtiges Amt Berlin, 2021). Si artiste, përfaqësohet nga Fotohof Salzburg.
Kim Knoppers, historiane arti dhe kuratore
Kim Knoppers është historiane arti, kuratore e pavarur, shkrimtare dhe lektore. Momentalisht, po punon për projekte në Shqipëri, Turqi, Greqi dhe Zvicër. Jeton mes Selçukut në Turqi dhe Amsterdamit në Holandë. Në vitet 2011-2021 ka qenë kuratore e Muzeut të Fotografisë Foam në Amsterdam, ku ka punuar për mbi shtatëdhjetë ekspozita personale dhe në grup, një ndërthurje mes fotografisë bashkëkohore dhe disiplinave të tilla si skulptura, videoarti, piktura dhe performanca. Përveç fotografisë bashkëkohore, ka hulumtuar edhe mbi origjinën e këtij mediumi në shumë ekspozita dhe ese. Aktualisht po punon për një cikël ekspozitash mbi studiot fotografike historike dhe vlerën e tyre nga këndvështrimi shoqëror dhe artistik. Në vitet 2015-2016 ka qenë pjesë e grupit të punës për ngritjen e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, të drejtuar nga studioja arkitektonike Casanova+Hernandez. Ka kuruar ekspozitën e parë të përkohshme të muzeun “Marubi”, “Gratë nga Arkivi Marubi” (2016). Në bashkëpunim me muzeun, në Foam ka kuruar “Dinastia Marubi-Njëqind vite të Studios Fotografike Shqiptare (1856-1959)”. Ekspozita më vonë u prezantua edhe në Shkodër.









































