SPAK blindohet pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë, Garda e Republikës merr në ruajtje institucionin, gati goditja dhe raprezalja ndaj “Peshqve të Mëdhenj”

0
106

Teksa të penduarit e drejtësisë po lëshojnë ditë dëshmi “bombë”, ku zbulojnë detaje tronditëse se si krimi i organizuar bashkëpunon ngutësisht me politikën, për interesa të njëri-tjetrit, qeveri ka vendosur që të marrë në mbrojtje Strukturën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ky institucion është “qershia mbi tortë” e drejtësisë së re dhe gjithë shpresat e qytetarëve shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë janë tek ai, në mënyrë që kushdo që ka shkelur ligjin, është përfshirë në afera kriminale dhe korruptive gjatë këtyre 30 e ca vite demokraci të japë llogari para togave të zeza. Dhe duket se situata po shkon për mirë në këtë pikë, pasi sot që flasim janë pas hekurave dhe po japin llogari për korrupsion apo përfshire në krim, ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetar bashkish, drejtor të lartë dhe një duzinë personazhesh të botës së krimit dhe madje edhe grupe kriminale. Por teksa SPAK ka nxjerrë “shpatën” nga këllëfi dhe po pret nga rrënjët krimin dhe korrupsionit, grupet e interesit të prekur nga kjo fushatë që tashmë do jetë e përhershme, kanë nisur të vendosin stërkëmbësha ndaj drejtësisë së re, me qëllim që të “hedhin në erë” punën e saj. Sipas informacioneve, mësohet se grupet kriminale dhe politikanët të fuqishëm kanë rritur presionin ndaj prokurorëve të SPAK, në mënyrë që ata të mos jenë objektiv i këtij institucioni. Mirëpo, këto shantazh dhe presione në forma të ndryshme që po i bëhet Strukturës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë vënë në lëvizje shtetin. Gazeta “SOT” ka mësuar Garda e Republikës pritet të marrë në mbrojtje pjesën e jashtme të rrethimit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. Deri më tani këto territore në institucionet e reja të drejtësisë mbrohen nga Policia e Shtetit. Vendimi pritet që të finalizohet në ditët në vazhdim dhe vjen pas lëvizjeve të fundit dhe ndërkohë që Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka në dorë shumë dosje të bujshme që pritet nga dita në ditë t’i hapë dhe të lëshojë urdhërarrest. Pra, për të shmangur ndonjë të papritur dhe një presion ndaj SPAK, nga personazhe të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale, qeveria ka futur në lojë Gardën e Republikës, duke i dhënë kështu imunitet më të fortë prokurorëve që të vijojnë punën pa rënë pre e presioneve. Thënë troç, me marrjen në mbrojte nga Garda e Republikës, SPAK do të nisë reprezaljen ndaj të korruptuarve dhe kriminelëve.

Eksperti paralajmëron ‘tërmet’ arrestimesh në vendin tonë

Ndërkohë sa i takon arrestimeve të bujshme që pritet të bëjë Struktura e Posaçme Kundër krimit të Organizuara dhe Korrupsionit, ka folur edhe eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço. Ky i fundit teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive,  deklaroi se ka informacione se ka 13 persona që janë bërë të penduar të drejtësisë, duke paralajmëruar deri në 90 arrestime të tjera në ditët në vijim.  “Jemi takuar, këtë javë ai mbyll…”, Berisha nxjerr prapaskenat dhe i bën ftesën publike Ilir Metës. Është rrethuar zona e SPAK sepse aty ka mbërritur një nga të penduarit Enrik Hoxhaj. SPAK i ka kërkuar drejtorisë së burgjeve shtim maksimal të masave për mbrojtjen të 13 të penduarve. A e kanë marrë statusin apo janë në tratativa, kjo do shihet në ditët në vijim. Shtimi i masave ka të bëjë më diçka tjetër, sa të sigurt ndihen bashkëpunëtorët dhe familjarët. Kemi pasur raste kur janë tërhequr nga bashkëpunimi sepse familjarët janë kërcënuar. Në ditët në vijim mund të shikojmë edhe arrestime të tjerë, deri në 90 arrestime të tjera. Edhe elementët e sigurisë janë shumë të rëndësishëm në krijimin e një besueshmërie, që të flasin për çdo gjë”, deklaroi Karamuço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here