Nuk ka gjoba për ndërtimin e shtëpive pa leje, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Rama” pas padisë nga një i dëmtuar nga tërmeti

0
136

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar gjobat e qeverisë për ndërtimet pa leje. Ditën e djeshme, gjykata ka marrë një vendim kundër ekzekutivit, pas një padie të një qytetari lidhur me ndërtimet pas tërmetit. Qeveria bëri ndryshime ligjore, duke ndalur të gjithë qytetarët që të ndërtojnë pa leje. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u gjobit qytetari Nazif Ruçi, i cili ndërtoi për arsye strehimi sepse banesa ju dëmtua. Banesa e qytetarit Ruçi mbeti e dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe mbas kësaj ai mbeti pa strehim. Në vitin 2021 ky shtetas kërkoi nga drejtoria e planifikimit urban leje ndërtimi dhe kur nuk mori përgjigje ai nisi  punimet për ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 100 metra katrore. Çështja shkoi në Gjykatën Administrative dhe kjo e fundit e përcolli në Kushtetuese. Gjykata ka vendosur të shfuqizojë pikën e parë të nenit të nenit 52, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 22.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 52, pika 1 të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se: Shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit kushtetues, pasi kërkesa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë bazohet në nenin 145, pika 2 të Kushtetutës dhe në përmbajtje parashtron argumente kushtetuese për papajtueshmërinë e ligjit në raport me parimet dhe normat kushtetuese. VENDOSI: Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim”, thuhet në njoftim.

Respektimi i kritereve të përcaktuara

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik.“Kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit”, thotë gjykata.

Ja konstatimet e Gjykatës Kushtetuese

1.     Shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit kushtetues, pasi kërkesa e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë bazohet në nenin 145, pika 2 të Kushtetutës dhe në përmbajtje parashtron argumente kushtetuese për papajtueshmërinë e ligjit në raport me parimet dhe normat kushtetuese.

2.     Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014 për pjesën që kjo dispozitë parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në nxjerrjen e këtij konkluzioni Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se gjykata referuese po shqyrton padinë e një individi që ka kundërshtuar aktet administrative të dënimit me gjobë dhe të prishjes së objektit, që ai e ka ndërtuar pa leje për qëllime banimi pas tërmetit të vitit 2019.

3.     Neni 52, pika 1, shkronja “e” i ligjit nr. 107/2014 kufizon të drejtën e pronës private, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës përderisa parashikon gjobë, në kushtet kur jurisprudenca kushtetuese ka theksuar se “ detyrimet financiare, duke përfshirë edhe gjobën, janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private, pasi pagesa e një sasie të caktuar të hollash, e barasvlershme në këtë rast me masën e gjobës, është një shumë që merret nga pasuria e individit”.

4.     Kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës. Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here