Komedia “Ëndrra e një nate vere” dhe koncerte në amfiteatrin e Durrësit

0
32

Komedia e Shekspirit “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit  u shfaq në amfiteatrin antik të Durrësit. Por teatri “Aleksandër Moisiu” bën me dije në faqen e tij se në muajt në vijim, të tjera aktivitet do të jenë në amfiteatër. Teatri shprehet se kjo vepër teatrore me regji nga Driada Dervishi u mirëprit nga publiku. “Pas 3 netëve fantastike nën dritën e hënës dhe nën efektin e prozhektorëve të skenës së improvizuar në arenën e amfiteatrit antik të qytetit, shprehim falenderime dhe mirënjohje për gjithsecilin që kontribuoi në ngritjen dhe realizimin e kësaj ëndrre kaq të bukur të këtyre 3 netëve vere”, thuhet nga teatri. Institucioni bën me dije se aktivitetet, që do të zhvillohen  në vijim kanë në fokus argëtimin në ditët e verës. ““Ëndrra e një nate vere”, por dhe koncerte të tjera të ndryshme do të rikthehen në muajt në vazhdim në arenën e amfiteatrit dhe në ambiente të tjera për t’ju sjellë argëtim në këto net të nxehta vere”, thuhet nga teatri. “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë më të bukura të Shekspirit dhe u interpretua nga trupa artistike e teatrit “Aleksandër Moisiu” në mbrëmjet e datave 21, 22 dhe 23 qershor në amfiteatrin e Durrësit. Në role erdhën Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Jaho Guma, Amos Zaharia, Romir Zalla, Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku, Gentian Zenelaj, Suela Bako, Xhejni Fama, Marsel Rupi, Gjergj Doçi dhe Marvin Tafaj. E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj