Abuzim me tenderin 7 milionë lekë në Bashkinë e Durrësit, GJKKO dënon të akuzuarit

0
36

GJKKO ka dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Patriot Beqiraj 11 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Albion Bushi, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’,
Lulzime Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Elona Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.

Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 000 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe  kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 000 lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite, po me 600 000 lekë gjobë dhe 2 vite ndalim pjesëmarrje në prokurime tenderash publike.

SPAK ndërmori një aksion për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë e Durrësit në tetor të 2021.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi  se ndër të arrestuarit janë Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjithashtu në pranga ranë Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Të tjerë të arrestuar janë, Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj