Kokalari ‘sulmon’ Grida Dumën: Ca të vërteta duhen thënë, po u bie në qafë shqiptarëve

0
125

Aktivistja Evi Kokalari, ka folur mbrëmjen e sotme për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në listë, Kokalarit iu afrua foto e Grida Dumës, deputetes së PD-së, me të cilën ajo ka pasur një përplasje më herët.

Kokalari nuk ndryshoi deklaratë. Ripërsëriti të njëjtat gjëra, madje e konsideroi Gridën të pamoralshme dhe kjo do t’i bënte keq politikës.

“Grida Duma është ambicioze, por nuk duhet ta bëjë këtë në kurriz të shqiptarëve. Ajo po u bie në qafë shqiptarëve.

Ishte ajo që tha, le të shkatërrohet PD?

A ishte ajo që u fut në selinë e blinduar dhe tha, ky është skandal?

Kjo nuk ka integritet. Më shihnin mua si anormal se flisja për jetën private të saj. Por një person që ka marrë vota ke gjithë të drejtën të flasësh për të.

Ajo është imorale dhe është bërë e tillë që kur ka qenë e martuar me fëmijë, por nuk dua t’i hyjë kësaj.

Ajo i doli kundër Sali Berishës, atij që e futi në politikë, ai që e futi në listë.

Unë nuk do e votoja kurrë, por dua të them se më vjen keq që më është dashur të dalë hapur kundër saj, pasi nuk është mirë të flasësh për femrën. Por unë kur kam folur për jetën private i kisha të verifikuara disa gjëra. Sepse të kesh fëmijë, të jesh e martuar, s’di ç’të them. Këto kanë një tangërllik, që o zot.

Ishte e paevitueshme dhe duhej të thoja atë që dija, sepse kur vjen puna tek imoraliteti i politikanëve, nuk është mirë.

Në PD ka edhe burra që kanë probeme me moralin. Unë u i jam lëshuar vetëm grave, Grida Dumës, por dhe Salianjit”, tha Kokalari.

Për të gjitha deklaratat që ka bërë, Kokalari ka përfunduar në gjykatë. Tha se deri tani ka mbyllur dy gjyqe dhe ka të hapura dhe tre ose katër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here