Ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Do të përjashtohen nga tarifa dhe do të përfitojnë bursë, studentët që zgjedhin degët e…

0
43

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot gjatë një takimi me studentë e pedagogë në Universitetin e Elbasanit, se degët e mësuesisë kanë pësuar një ulje drastike.

Ajo bëri me dije se duke filluar nga viti akademik 2022-2023, studentët që zgjedhin të studiojnë në degët e mësuesisë, do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme.

“Sfida me e madhe lidhet me perspektiven e disa nga programet e studimit që kanë qenë traditë këtu sic kanë qenë programet e mësuesisë. Ne jemi të vetëdijshëm dhe duhet ta shohim të vërtetën në sy . Sot jemi përballë një realiteti ku numri i studentëve të regjistruar në këto programe është shumë i ulët. Këto janë programe studimi që përbëjnë shtyllën kurrizore të këtij universiteti. Ndaj duhet të punojmë bashkë jo thjesht t’i ngjallim por t’i rrisim në një nivel cilësor më të lartë siç kanë qenë dikur dhe këtë nuk mund ta bëjmë vetëm me promovim, por duke marrë hapa konkret.

Sapo kemi hartuar draftin e kartës së prioriteteve, që në këtë realitet është i domosdoshëm. Pra kemi përcaktuar ato programe që janë prioritare dhe kanë mbështetje nga qeveria. Ne do të ofrojmë mbështetje studentore. Ata studentë që zgjedhin të studiojnë në këto programe, do të përjashtohen nga tarifat e studimit dhe do të përfitojnë bursë të konsiderueshme. Kjo do të nisë vitin e ri akademik 2022-2023”, tha Kushi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj