Google search engine
Home Bota Putin nuk di të ndalet/ Rusia kërcënon hapur shtetet që ndihmojnë Ukrainën

Putin nuk di të ndalet/ Rusia kërcënon hapur shtetet që ndihmojnë Ukrainën

0
301

Rusia ka paralajmëruar se shtetet që i ofrojnë Ukrainës mundësinë për të shfrytëzuar hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar ushtrinë ruse, do të konsiderohen si të përfshirë në konflikt.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse për agjencinë mediatike Interfax.

Përveç kësaj, Igor Konashenkov thotë se edhe ato shtete që i vendosin aeroportet e tyre në dispozicion të ushtrisë ukrainase, do të konsiderohen armiq.

“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre pasues kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, shprehet Igor Konashenkov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here