Google search engine
Home Politike Goditi komisionerin me sende të forta, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër

Goditi komisionerin me sende të forta, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër

0
253

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, pasi është kallëzuar se ka goditur me sende të forta një komisioner të një qendre votimi gjatë procesit zgjedhor.

Policia njofton se në kërkim është shtetasi me iniciale K.F. 40 vjeç banues në njësinë administrative Melan në Dibër.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here