Google search engine
Home Politike “A njiheni ju me shtetasit Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi?”/...

“A njiheni ju me shtetasit Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi?”/ Jorida Tabaku merr në pyetje administratoren e kompanisë së inceneratorëve, ja si përgjigjet ajo

0
286

Në Komisionin Hetimor po dëshmon sot sdministratorja e kompanisë ‘Integrated Energy BV’, që administron inceneratorin e Sharrës.

Gjatë marrjes në pyetje, Arjola Kodra tha se nuk kishte asnjë lidhje dhe nuk i kishte takuar asnjëherë Edi Ramën, ish-ministrin Daimin Gjiknuri dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

PJESË NGA DËSHMIA:

Pëllumbi: Pjesa që ka të bëjë me privat me privat, nuk ka të bëjë me hetimin.

Shalsi: Doja që t’i drejtoheshim në mënyrë etike. Mu duk se hera herësh u hakërryet.

Këlliçi: Koncensionari ka kërkuar financim përmes dy kontratave. Kjo është e dokumetnaur dhe në raportin e KLSH. Nuk është aq detaj teknik sa e përmendët.

Pëllumbi: Ne jemi komision hetimor. Se si ndërron plani i biznesit të një kompanie është çështje e tij.

Tabaku: Kompania deklaron se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe do të kryejë investimin me kapitalin e saj. A është i pnëuar shtetasi Edmod Bllako? Çfarë pagesash ka marrë?

Administratorja: Ka qenë punonjës i Kompanisë Integrated Energy BV, por nuk është më. Ka qenë i punësuar para periudhës së administrimit tim.

Tabaku: Kur keni nisur?

Administratorja: Në 15/3/2019. Më parë ka qenë i punësuar zotëria.

Tabaku: Sa ka qenë paga e tij?

Pëllumbi: Se çfarë pozicioni ka pasur ai, është tagër i këtij komisioni dhe se sa i paguan ai.

Tabaku: A njiheni ju me shtetasit Edi Rama? Daimir Gjiknuri? Engjëll Agaçi?

Administratorja: Këta zotërinj që përmendët i njoh si politikanë të Republikës së Shqipërisë.

Tabaku: Kur është nënshkruar kontrata?

Administratorja: Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave.

Tabaku: Sa ka qenë afati i përfundimi i punimeve?

Administratorja: Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.

Çupi: Nga 2017 deri në 2020 nuk keni pasur asnjë marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike?

Administratorja: Marrëdhënien kontraktuale, që është parashikuar në kontratën e koncensionit. Ne kemi nisur punimet të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017.

Çupi: Nga kush është nënshkruar deklarata?

Administratorja: Është nxjerrë nga Bashkia e Tiranës.

Çupi: Sa është fondi që keni marrë nga 2017-ta deri në 2020 dhe më pas këtij viti?

Administratorja:Shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit.

Çupi: Çfarë marrëdhënie ka shoqëria juaj me pasurinë ku është zbatuar kontrata, me truallin?

Administratorja: Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here