“Berisha po manipulon demokratët”, PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” përfaqësojnë Ilir Metën!

0
197

Partia Demokratike ka reaguar sot pasi Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Durrës të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. PD deklaron se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI dhe ata s’kanë asnjë lidhje me PD.

Në përgjigje të deklaratave të Berishës sot në Durrës, PD thekson se ai vijon të manipulojë demokratët dhe se Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.

Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”, deklaron PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here