“Lideri i vrarë ishte koka e gjarprit, por…”/ Zbulohet raporti sekret i OKB-së, ngrihet alarmi për veprimtarinë e ISIS

0
183

Vrasja e liderit të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, nga trupat amerikane, ngre shumë pikëpyetje. Ekzekutimi i tij mund të duket si ndryshim i lojës, por ekspertët paralajmërojnë se rigjallërimi i grupit ka të ngjarë të vazhdojë pa u penguar, raporton CNN.

“Falë trimërisë së trupave tona, ky lider i tmerrshëm terrorist nuk është”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden, pak orë pas përfundimit të operacionit. Biden mund të ketë shpresuar që lajmi të kishte të njëjtën bujë që patën lajmet e paraardhësve të tij për themeluesin e ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe liderin e Al Kaedës, Osmana bin Laden.

Kjo pasi grupi që bëri gjenocid, ekzekutime masive dhe shtypje ka dëshmuar se mbetet një forcë e frikshme. Një raport i Komeve të Bashkuara, i publikuar të premten, tha se grupi terrorist është larg nga mposhtja. Sipas analizës së OKB, ai mbetet i fuqishëm në Siri dhe Irak, me një prani në rritje në Afganistan dhe Afrikën Perëndimore.

Raporti i përpiluar nga ekspertët e OKB për ISIS dhe Al Kaedën mbulon aktivitetin e tyre në gjashtë muajt e fundit të vitit 2021 dhe thotë se ISIS mund të ketë ende deri në 50 milionë dollarë në arkat e tij. Sipas ekspertëve të OKB, edhe para vdekjes së Qurayshi, ISIS kishte humbur disa anëtarë të rëndësishëm, e megjithatë ai vijon të mbetet një kërcënim. “Nuk mund të përjashtohet një ringjallje e ISIS”, përfundon raporti.

Në Irak, ISIS organizon sulme pothuajse çdo ditë. Në Liban, zyrtarët thonë se organizata terroriste ka gjetur terren pjellor për rekrutim në qytetin e Tripolit. Dhe Kombet e Bashkuara thonë se ISIS mund të ketë ende 50 milionë dollarë dhe deri në 10 mijë luftëtarë në të gjithë Sirinë dhe Irakun. Javën e kaluar, ISIS filloi sulmin më të madh në tre vjet, kur luftëtarët e grupit u përpoqën të lironin të burgosurit nga një burg në Sirinë verilindore.

Gjatë këtyre përplasjeve të përgjakshme, u vranë qindra të burgosur, përfshirë dhe fëmijë, si dhe shumë luftëtarë kurdë të mbështetur nga SHBA. Kështu, përhapja e ISIS tashmë është e dallueshme dhe duket se nuk ka një burim të vetëm. Për këtë arsye, vrasja e liderit të ISIS nga SHBA ngre shumë pyetje, të tilla si:

Çfarë po bënte lideri i ISIS në IDlib, ku dominojnë rivalët e supozuar të grupit Hay’at Tahrir al Sham, një ish-degë e Al Kaedës? Si ishte ai në gjendje të komandonte qelitë në Siri dhe Irak?

Kështu, larg qetësimit që bënë vëzhguesit dhe zyrtarët e sigurisë, djalli në detajet e operacionit të së enjtes duket se konfirmon atë që ekspertët kanë thënë prej muajsh: Qurayshi ishte koka e një gjarpri, por do të kërkojë shumë më tepër sofistikim dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të shfarosur gropën nga doli, përfundon shkrimi i CNN.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj