“Saimir Tahiri ka materiale që do të linin ‘pa gjumë’ shumë emra të njohur të politikës”, ja mesazhi i fortë i Dritan Zaganit pas paralajmërimit të Lorenc Vangjelit

0
148

Analisti Lorenc Vangjeli nuk përjashtojë mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese.

Ai tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo. 

“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi”, tha Vangjeli.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar dhe ish-oficeri Dritan Zagani, i pari që denoncoi Tahirin. Zagani shkruan: Drejtsi nuk u be dhe emrin ndoshta s’ta permend, por nuk eshte nevoja per sa marrezira ke ber ti Edi Rama te garantoj se do i shkosh pas!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj