DETAJET tronditëse/ I morën mijëra euro dhe lekë, me çfarë e shantazhonin 4 të rinjtë të miturën në Korçë

0
138

Detaje të reja janë mësuar në lidhje arrestimin e 3 të rinjve në Korçë dhe shpalljen në kërkim të një tjetri,  të cilët kanë kërcënuar vazhdimisht një 17-vjeçare dhe i kanë zhvatur shumë të mëdha parash.

Në pranga kanë rënë Ervis Beqo 20 vjeç, Ksandros Pashollari 28 vjeç, Xhulajano Depellari 21 vjeç, ndërsa Kristian Ali 19-vjeç është shpallur në kërim.

Sipas burimeve nga policia, vajza minorene është shtatazuar nga 4 të rinjtë, ndërsa mësohet se personi i parë që e ka shantazhuar ka qenë Kristjani, i cili është shpallur në kërkim. Të rinjtë e kanë shatazhuar duke i thënë se ajo ka qenë bashkëpunëtore në një vepër penale të ndodhur kohë më parë, dhe nëse vajza nuk u jepte shumat e kërkuara, do ta denonconin.

Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë dhe nëse vajza është e implikuar. Lidhur me këtë ngjarje, policia vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet sociale”.

Operacioni zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e aktivitetit kriminal të kryer kundër lirisë së personit.

Kanosnin një 17-vjeçare nga rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e shumave në lekë dhe euro, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 6.000 euro dhe 100.000 lekë, që autorët e dyshuar morën nga e mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë pas një hetimi 1-mujor, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rrjetet sociale”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip “Benz” dhe katër aparate celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj