Nga aktori i njohur që nuk e pëlqen dhe e quan një hiç e deri tek 2 pengjet e saj më të mëdha, Mariana Kondi rrëfehet si kurrë më parë, tregon të vërtetën e pagesës nga Donald Veshaj që e akuzoi Einxhel: Dua të iki nga Shqipëria

0
251

Mariana Kondi  sqaroi për herë të parë situatën për të cilën u përmend pak ditë më parë në një show televiziv, se pavarësisht se kishte marrë pjesë në një projekt me binjakët Veshaj, ajo nuk është paguar.

Pjesë nga intervista në Report Tv

Gazetari: Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…

Mariana:”E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…

Gazetari:”Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana:”Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…

Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Çulin, duke e cilësuar këtë të fundit një hiç.

“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë.  Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç’pohet akoma”, tha aktorja.

Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndarë publikisht pengjet e saj më të mëdha.

”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kisha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo. 

Mariana nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene  e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.

Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here