Monika Kryemadhi: Pasuria e Bashës nuk hetohet asnjëherë, ja pse s’i nënshtrohet vettingut kryedemokrati! Unë dhe Meta jemi të vetmit politikanë që…

0
59

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ajo dhe Ilir Meta janë të vetmit politikanë që u hetohet pasuria çdo vit.

Ajo tha se pasuria e Bashës nuk hetohet asnjëherë, ndërsa shtoi se gruaja e Kryedemokratit duhet të marrë pasaportën shqiptare në mënyrë që Basha t’i nënshtrohet vettingut.

Sipas saj, nuk dihet se me çfarë lekësh janë blerë pronat jashtë shtetit të politikanëve që nuk hetohen.

“Unë dhe Ilir Meta jemi të vetmit politikanë që hetohemi, pasi jemi të dy në politikë. Një vit njëri dhe një vit tjetri. Keni dëgjuar ju ndonjëherë të hetohet pasuria e Lulzim Bashës? Duhet të bëjë njëherë gruan shqiptare që të nisë vettingun për veten e vet. Me çfarë blihen pronat jashtë shtetit? E keni dëgjuar ndonjëherë të hetohet pasuria e Edi Ramës? Unë, Ilir Meta dhe 3 fëmijët tanë jemi të gatshëm për t’u hetuar”- tha ajo për Ora News.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj