Zgjedhjet e 6 Marsit/ Partia Demokratike prezanton kandidatin për kryebashkiak në Rrogozhinë. Kush është emri i njohur dhe deklarata e fortë që bëri: Unë ju jap besën sot se…

0
56

Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, propozuar nga strukturat e degës. 

Prezantimi i kandidatit Saraçi, është bërë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, njëkohësisht dhe drejtuese politike e kësaj dege, Grida Duma, shoqëruar edhe nga deputetë e drejtues lokalë të PD.

Duma dhe Bardhi, në fjalën e tyre e vlerësuan kandidatin si njeriun që do të sjellë ndryshim në Rrogozhinë. Vetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, u shpreh se do të punojë maksimalisht që të sjellë fitoren për demokratët dhe qytetarët e Rrogozhinës.

“Unë dua të falenderoj kryesinë e Partisë Demokratike, kryesinë e degës Rrogozhinë me propozimin me emrin tim dhe përgjegjësinë që kam marrë përsipër. Unë dua tu falenderoj të gjithëve, bashkë na pret një punë e madhe jo e vogël, dihet se çfarë kemi përballë. Puna jonë në 7 vite me opozitën dhe punën e palodhur të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të partisë. Unë dua ti falenderoj të gjithë, pavarsisht se disa nuk janë këtu, motivet dihen, por me bindje të plotë që çdo ditë nga një po vjen dhe i bashkohet Partisë Demokratike dhe jo LSI-së. Puna na pret, unë ju jap besën sot, për punë jam 24 orë. Edhe ju gjithashtu të bashkoheni ta thyejmë. Nuk është një bashki që nuk fitohet. Këtu kanë dhënë provat që bashkia është fituar edhe ne bashkë e fitojmë, me një organizim pune të mirë, të mrekullueshëm. Stafi është ajka e bashkisë në Rogozhinë. Po ti shikoni të gjithë janë figura të papërlyera dhe figura të pastra. Kemi mundësi të hyjmë në çdo shtëpi me kërku votë. Gjatë 7 viteve opozitë kam denoncuar pa fund problematikat e bashkisë Rrogozhinë. Edhe është kohë e shkurtër një muaj fushatë, por garantoj që shum njerëz më njohin dhe do më respektojnë ditën e 6 Marsit”.

Ferdinand Saraçi u miratua si kandidat për bashkinë Rrogozhinë nga kryesia e PD, pas propozimit unanim të tij nga strukturat e kësaj bashk

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj