“Tahiri besoi shumë se do t’i shpëtonte arrestimit vetëm nga kjo fjali”, Artan Hoxha zbulon prapaskenat e forta, paralajmëron ish-ministrin që po shkon drejt burgut: Ke parë dhe regjistruar shumë gjëra! Si fillim mbijeto…

0
213

Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por me pranga në duar përfundoi në burgun ‘313’ në Tiranë. Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. 

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Ai tha se edhe pse ish-ministri ka shumë prova, Tahiri më shumë se sa të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijetojë qelive të burgut, ku ndodhet 24 orë në 24, nën kontrollin e ATYRE atje lartë.

POSTIMI I HOXHËS

Maks Haxhia, avokati i Tahirit:

“Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…

Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..

Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera,

ka degjuar shume gjera te tjera,

ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…

Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.

Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…

Jeta vazhdon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here