GJKKO jep vendimin për “Niçen” e dosjes 339, zbardhet me sa vite u dënua

0
212

I pandehuri i dosjes 339, të manipulimit të votave në qarkun e Durrësit, Astrit Avdylaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 12 vite burg në toatal për disa vepra penale.

Gjykata pasi administroi provat, si dhe dëgjoi palët, arriti në konkluzionin përfundimtar se Astrit Avdylaj është fajtor për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.

-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Astrit Avdylaj, një personazh i njohur tashmë, është  i dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim.

Avdylaj është kreu i bandës kriminale të ‘”Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës. Ky person u arrestua gjatë operacionit të koduar policor Vol- Vo 4 bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij.

Ata u arrestuan pasi në Brenogë të Hasit u zbulua një laborator heroine, e cila vinte nga Irani në Kosovë dhe përpunohej në Shqipëri ku të implikuar ishin dhe grypi Avdyli.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR ______________________________________________________________________________

Me pjesmarrjen e sekretares gjyqësore Evalda JERA, në Tiranë, sot më datë 04.02.2022, pasi mori në shqyrtimin në seancë gjyqësore publike, çështjen penale me Nr. 33 Akti, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga Prokurorët Dritan Pren?i dhe Vladimir Mara.

I PANDEHUR: Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani), i biri i Zeqo dhe i Qamile, i datëlindjes 06.09.1974, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Maksim Haxhia dhe Av.Dritan Jahaj, Dhoma e Avokatisë Tiranë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

2 | F a q e I PANDEHUR: Jasin Kala (alias Avdyli), i biri i Riza dhe i Fatime, i datëlindjes 05.09.1968, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i dënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Baftjar Rusi dhe Av.Enkeleda Hysa. AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1 gërma “b”, 25, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

I PANDEHUR: Denis Llaftiu, i biri i Fatos dhe i Lule, i datëlindjes 16.10.1986, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë gjykimit nga Av.Agron Lamaj i zgjedhur dhe Av.Shpëtim Kojdheli caktuar kryesisht.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

I PANDEHUR: Fatos Llaftiu, i biri i Sali dhe i Lumturie, i datëlindjes 13.02.1958, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Agron Lamaj, Dhoma e Avokatisë Tiranë.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal të Kodit Penal.

I PANDEHUR: Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), i biri i Xhemal dhe i Have, i datëlindjes 03.01.1983, lindur në Turqi, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, me kombësi dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar, mbrojtur nga Av.Valentina Teodoresku dhe Av.Anjeza Rusi caktuar kryesisht.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 3 | F a q e I PANDEHUR: Xhemal Shala, i biri i Halit dhe i Time, i datëlindjes 29.04.1950, lindur në Ozdrim, Peje, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar, mbrojtur nga Av.Valentina Teodoresku dhe Av.Anjeza Rusi caktuar kryesisht.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Gjykata pasi zhvilloi seancën gjyqësore, adminisitroi provat, si dhe dëgjoi palët në konkluzione përfundimtare, të cilat kërkuan:

1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. 2- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

3- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burgim. 4- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) me 10 (dhjetë) vjet burgim. 5

– Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/, gërma “b”, 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), me 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Llaftiu, për veprën penale 4 | F a q e “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Denis Llaftiu, me 9 (nëntë) vjet burgim.

Gjykata, bazuar në nenet 190, 261, 379, 380, 387, 388, 389 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 278/1, 283/a/1, 284, 300, 333/a/2 dhe 334/1 të Ligjit Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

21.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. 22. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

26.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Halit 8 | F a q e Shala dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

U shpall sot në Tiranë, më datë 04.02.202.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here