Kush është noterja e njohur e arrestua në Tiranë, ish-asistente e Eduart Halimit, jepte mësim edhe në universitet (DETAJET)

0
239

Rezarta Koçi është noterja, e cila është arrestuar sot , pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Pak muaj më parë, noteres në fjalë i vendosën tritol “Range Roverit” të saj. Fatmirësisht në makinë nuk ndodhej askush dhe nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit”.

Rezarta Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punon si pedagoge në një universitet privat.

Ajo ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Koçi është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani. Krahas studimeve, znj. Koçi ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të shumta me fokus legjislacionin civil, të pronësisë, trashëgimisë, kontratave etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here