Policia e Tiranës ka vënë në pranga 32-vjeçarinb G. Elezi, i cili ishte shpallur në kërkim për korrupsion.
Elezi është dënuar me 1 vit e 5 ditë burg për shkak se akuzohet se ka marrë ryshfet në kohën kur ka qenë inspektor në drejtorinë e Hetimit Tatimor.
“Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim G. Elezi, 32 vjeç.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.