Një 30-vjeçar dhe e dashura e tij janë arrestuar nga policia e Tiranës, pas një konflikti me armë zjarri në një hotel në Tiranës.
Gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, 30-vjeçari Ervin Selita ka tentuar të vrasë me armë zjarri një nga pronarët e hotelit, Zeni Xhindi. Selita është një reper i njohur me emrin e artit si Vinz, ai është me originë nga Bulqiza dhe jeton në Londër.
Ngjarja nisi e kur Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por konflikti agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit.

Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

Në pranga përfundoi 30-vjeçari Ervin Selita për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; dhe e dashura e tij E. D., 30 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy shokët e 30-vjeçarit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, të cilët i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armen me të cilën ky qëlloi për të varë pronarin e hotelit.


