A po përgatitet Ilir Meta për të kërkuar azil në vendet afrikane? Këshilltari i tij vizitë të mistershme në Zimbabwe

0
227

Presidenti Ilir Meta duket se është në një situatë tepër te vështirë. Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për ta shkarkuar, ndërsa ka hyrë në një kurs të fortë përplasjeje me amerikanët. Këta të fundit kanë dhënë sinjale se nuk e duan Metën, ndërkohë që drejtësia e re mund të jetë një kërcënim shumë serioz për presidentin. Që muaj më parë në korridoret e politikës ka qarkulluar ideja se Meta mund të tentojë azil në vende të tjera. Adriatik Llalla i iku drejtësisë dhe u strehua në Itali, ndërkohë që duhet theksuar se ai ishte besnik i Metës dhe i Berishës. Nga ana tjetër kemi mikun e Metës, ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski që mori azil në Hungari. Sinjalet janë se dhe presidenti mund të shkojë drejt kësaj rruge. Është folur shpesh se mund të shkojë te rusët, ndërkohë ditët e fundit janë dhënë sinjale se Meta ndoshta po kërkon dhe vende të tjera. Në një intervistë, ai tha se pasi të largohej nga politika synonte të ishte ambasador në vendet nordike dhe teksa nuk e arrit këtë qëllim, duket se ka kthyer sytë nga vendet afrikane. Këshilltari i tij, Ilir Kulla, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka bërë një vizitë javët e fundit në shtetin e Zimbabwe, ku ka pasur takime me përfaqësues të një kompanie dhe me ministren e Tregtisë Sekai Nzenz. Në pamje të parë duket një vizitë pune sa i takon raporteve tregtare mes dy vendeve, por pse duhej të negociojë Ilir Kulla? Në këto rast është qeveria institucioni i vetëm që bashkëpunon me shtete e tjera. Edhe vetë Presidenti nuk ka fuqi në këtë aspekt. Dyshimet janë se ndoshta presidenti ka nisur kërkimet për të gjetur vendin ideal ku do qëndrojë pas shkarkimit. A mos ndoshta Meta po kërkon azil në Zimbabwe? Nuk dihet qartë se çfarë ka kërkuar këshilltari i presidenti deri në Afrikë, por duhet theksuar se Zimbabwe është një shtet mjaft i përfolur. Para disa vitesh ai drejtohej nga Rober Mugabe, i cili ishte etiketuar si diktator.

Minierat

Zimbabwe ndodhet në veri të Afrikës së Jugut dhe kufizohet me Mozambikun dhe Zambian. Ky shtet njihet për minierat e diamantit dhe metaleve të tjera të çmuara. Nëse kthehemi pas në kohë, një emër që është përfolur se ka pasur miniera në Afrikë është Kastirot Ismilaj i CEZ-DIA. Ky i fundit njihet si personi që bashkëpunoi me presidentin për aferën e famshme të mbledhjes së borxheve. Sot ai është në qeli i dënuar me burg. Ismailaj ka qenë edhe më herët në hetim ndërkombëtar, pasi kishte marrë me koncesion një minierë zinku në Kongo, duke u paraqitur si kompani zvicerane, ndërkohë që qendrën e kishte në Tiranë në shtëpinë e tij. Kjo u vërtetua edhe nga një shkrim investigativ i gazetës gjermane “Neue Zurcher Zeitung”, e cila shkruante se minierat ne Kongo përvetësoheshin nga firma fantazmë, të cilat me pas i shisnin. A ka lidhje dhe Zimbabwe me këtë çështje? Nuk mund të thuhet, por ajo që është sigurt është se presidenti në rast shkarkimi do jetë përballë një situatë të vështirë. SHBA nga njëra anë dhe drejtësia nga ana tjetër. Ndryshe nga Berisha e shumë emra të tjerë, Meta nuk do ketë imunitet politik, gjë që ja bën më të lehtë drejtësisë të veprojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here