Nis seanca për shkarkimin e tij në Kushtetuese, ja lëvizja që bën presidenti Meta

0
293

Seanca gjyqësore për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka nisur në Gkykatën Kushtetuese ka nisur vetëm pak minuta më parë. Ndërkohë si për koicidente menjëherë sapo ka nisur seanca, presidenti Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shpreh shqetësimin për ekonominë shqiptare.  “Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur”, shkruan Meta.

Postimi

???????? EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here