Është shtyrë për të enjten seanca e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Shtyrja e seancës që nisi në orën 10:00 të së martës erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqisin pretendimet e tyre.
Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm. Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.