Nis Sanremo 2022, Achille Lauro lakuriq në skenë, Ornella Mutit nuk i punon mikrofoni

0
64

Edicioni i 72-të i Festivalit të Sanremos nis menjëherë me bujë. Festivali më i dashur i italianëve drejtohet nga Amadeus, i cili e gjeti teatrin Ariston plot me njerëz dhe u prek menjëherë nga ovacionet e publikut. Më pas drejtori artistik dhe drejtuesi i Festivalit falënderoi të gjithë makinën organizative dhe shpjegoi rregullat e dy mbrëmjeve të para.

Nuk pati  humbje kohe, sepse Amadeus e nisi menjëherë konkurimin, duke prezantuar Achille Lauro. Fansat e këtij të fundit i mirëpritënpritën  efektet speciale dhe nuk u zhgënjyen absolutisht nga ky paraqitja e këngëtarit. Lauro  u shfaq i veshur vetëm me pantallona lëkure të zeza dhe më pas krejtësisht e zhveshur, të paktën nga legeni lart.

Amadeus, pak i zënë ngushtë, e komplimentoi për fizikun e tij dhe më pas prezantoi këngën. Dhe në këtë pikë, Achille Lauro bëri pjesën tjetër me performancën e tij  të veçantë, të kompletuar me një prekje blasfemie kur derdhi ujë të shenjtë në fytyrën e tij në fund të interpretimit. Dikush do të skandalizohet, por pikërisht këtë dëshiron artisti, i cili tashmë e ka mësuar publikun e gjerë me shfaqje të tilla, sidomos në skenën e teatrit Ariston.

Menjëherë pas performancës së Lauro shfqaet Ornella Muti , shumë elegante, në skenën e Ariston pas polemikës së ditës “me shije kanabisi”. Një incident i vogël ndodhi pasi nuk dëgjohej komunikimi i superstarit italian, për shkak të një defekti teknik që u rregullua menjëherë. Festivali vazhdon me interpretimin e Gianni Morandit dhe më pas humori i Fiorellos ka sjellë një atmosferë surprizë për spektatorët. Sanremo vazhdon…

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj