Dritan Abazoviç kryeministër? Ja çfarë thotë presidenti i Malit të Zi

0
78

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, njëherazi dhe kreu i Partisë Socialdemokrate, konfirmoi mbështetjen e partisë së tij për modelin e një qeverie të pakicës.

Mbështetja e presidentit malazez ndaj këtij propozimi, vjen në një kohë kur kuvendi pritet të mbajë gjatë këtij muaji një seancë parlamentare për shkarkimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Gjukanoviq  e cilësoi qeverinë e pakicës si zgjidhjen më të mirë në raport me situatën aktuale të qeverisjes në Malin e Zi, por alternativën më të keqe për të zgjidhur krizën.

“DPS është gati të votojë për qeverinë e pakicës, sepse kjo është zgjidhja më e mirë se situata katastrofike në të cilën Mali i Zi është në krye të qeverisë aktuale”, tha ai.

Kujtojmë se qeverinë e pakicës e mbështet edhe politikani shqiptar dhe lideri i URA-s, Dritan Abazoviq, i cili mendohet se do të jetë dhe kryeministri i propozuar për këtë qeveri.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj