Google search engine
Home Bota Rajoni I dënuar me burgim të përjetshëm, ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK...

I dënuar me burgim të përjetshëm, ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK (EMRI+FOTO)

0
498

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Rexhail Qerimi, ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” në Maqedoninë e Veriut.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave, Qerimi ka pësuar goditje në tru dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital. Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.

Trupi i pajetë i Rexhail Qerimit pritet të kthehet në burgun e Idrizovës dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një pjesëtari të njësitit special “Alfa” në vitin 2010. Në këtë rast ishte dënuar me nëntë vjet burg Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, ndërsa me burgim të përjetshëm ishin dënuar Rexhail Qerimi dhe Almir Drpljani.

I dënuar me burgim të përjetshëm, ndahet nga jeta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here