“Gënjeshtar ordiner”/ PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke…

0
206

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për mediat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në deklaratën e tyre, ata e cilësojnë ish-kryeministrin shqiptar si gënjeshtar ordinere dhe e shkuara e partisë. Ata nënvizojnë se Beriha do të mbahet mend si ai që dhunoi PD dhe si një person i shpallur nongrata për korrupsion.

Deklarata e PD:

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here