Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimeve të Lulzim Bashës dhe Kryesisë së PD për përjashtimet dhe pezullimet.
Emri i Belind Këlliçit rezulton në listën e demokratëve që janë pezulluar përkohësisht dhe iu është lënë shansi të rikthehen. Mirëpo përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi i ka dhënë Bashës një përgjigje të prerë për zgjedhjen e tij.
“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”, shkruan Këlliçi.









































