Google search engine
Home Politike Debate të forta/ Mori një prej vendimeve më të forta në histori,...

Debate të forta/ Mori një prej vendimeve më të forta në histori, zbardhen të fshehtat çfarë ndodhi në mbledhjen maratonë të kryesisë së PD-së, asnjë telefon nuk u lejua i ndezur

0
226

Sali Berisha, Flamur Noka, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Arben Ristani e Kletis Kruja janë përjashtuar nga Partia Demokratike.

Vendimi është marrë nga kryesia e PD, e cila po ashtu, ka pezulluar 20 anëtarë të tjerë. Bëhet me dije se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga anëtarët e kryesisë.

Diskutimi i vetëm ka qenë për faktin se një pjesë e anëtarëve të kryesisë kanë kërkuar vetëm përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa një pjesë tjetër, përjashtimin edhe të anëtarëve të pezulluar.

Nga ana tjetër, është vendosur që pezullimi, do të kthehet në përjashtim për 20 anëtarët, nëse këta të fundit, nuk distancohen nga dhuna dhe trazirat e shkaktuara më 8 janar.

Mbledhja e djeshme maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike që mori një prej vendimeve më të forta në historinë e saj, përjashtimin e Berishës, u zhvillua në një fshehtësi të plotë.

Mediat shkruajnë se të gjithë të pranishmit kanë qenë të distancuar nga celularët e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here