Google search engine
Home Politike Plas tensioni! Ndodh incidenti i parë/ “Do ta shtypim kokën”, Roland Bejko...

Plas tensioni! Ndodh incidenti i parë/ “Do ta shtypim kokën”, Roland Bejko sulmohet fizikisht, e nxjerrin nga selia blu. Ja çfarë po ndodh

0
206

Tentohet të goditet Roland Bejko, Sekretari i ri i pushtetit vendor të Partisë Demokratike.

Pas sherrit të momentit, ai ka tentuar të largohet menjëherë.

Bejkon e kanë shtyrë dhe kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht.

Kujtojmë që ditën e djeshme deklaroi se ka marrë mesazhe kërcënuese se nëse do shkonte në oborrin e Partisë Demokratike e kishin paralajmëruar se “do ta shtypim kokën”.

“Më kanë thënë mbyll gojën, shaj me libër shtëpie, mos dil më, po të jesh në datën 8 (nesër) atje do ta shtypim kokën. Ata janë të gjithë pas Berishës. Ata kanë gjetur frymëzim tek ai. Ata shikojnë te Berisha mundësi” tha ai.

Nëse nesër do të ketë dhunë dhe viktima, Bejko u shpreh se përgjegjës do të jenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Atje po të ketë viktima nesër përgjegjës do të jenë Berisha dhe Basha, pasi tek e fundit, një parti politike nuk ta jep as sulmi dhe as revolucioni dhe nuk e mban dot me porta të blinduara” tha Bejko ditën e djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here