Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga ish kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, duket që kjo situatë ka mobilizuar gjithë Policinë e Shtetit, të cilët janë vendosur dhe në godinën e kryeministrisë.
Janë siguruar pamje nga kryeministria, ku shihen snajperistë duke hyrë në godinë.
Po ashtu furgonë policie dhe autobote me ujë që përdoren për të shpërndarë protestuesit janë vënë në gatishmëri.
Burime bëjnë me dije se policia nuk do të ndërhyjë në ambientet e selisë së PD-së, dhe fillimisht efektivët pritet që të vedosen në afërsi të godinës së Kuvendit, dhe në raste përplasjesh mund të ndërhyjnë.

Në hyrjen e kryeministrisë dje u vendosën pllaka metalike, edhe pse derimë tani nuk flitet për një zhvendosje të protestës nga selia e PD-së.
Ditën e sotme në orën 12:00, pritet të mbahet protesta para selisë së PD e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Duke qenë se kjo protestë u njoftua ditën e 5 janarit pasi skadoi afati i dhënë ndaj Bashës për të liruar zyrën e kreut të PD, atëherë u vendos që të veprohej në këtë mënyrë që demokratët të shkojnë në seli dhe ta nxjerrin vetë kryedemokratin.







































