Sanksionet ndaj pushtetarëve në Ballkan, Mbretëria e Bashkuar mbështet masat e SHBA-së ndaj Dodik, të rrezikuar edhe shqiptarë

0
229

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksione ndaj përfaqësuesit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Sekretarja e Jashtme britanike, Elizabeth Truss ajo e cila e përshëndeti vendimin në llogarinë e saj në Tëitter, duke mbështetur deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili konfirmoi sanksionimin e Dodikut për vepra korruptive dhe destabilizuese. Ajo u shpreh, se Mbretëria e Bashkuar mirëpret sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Korrupsioni është kërcënim për lirinë, demokracinë dhe paqen në Bosnjë e Hercegovinë. Mbretëria e Bashkuar mirëpret sanksionet e shenjestruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, të cilat i mbajnë përgjegjësit në llogari”, shkruan Truss. Ndërkohë, edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ishte shprehur hapur pro vendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut. Në dhjetor, ajo pati thënë se sanksionet duhet të përdoren kundër Dodikut. Kujtojmë se Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi pak ditë më parë për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë përfaqësuesi serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Nga ana e tij Dodik e cilësoi vendimin si të pakuptimtë. Por përveç Dodikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sanksione edhe kundër ish-kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesit të Asamblesë Parlamentare të Republika Srpskas, Mirsad Kukiq. Të dy u futën në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion. Së fundmi, Dodik kërcënoi hapur se do ta ndalojë punën e organeve gjyqësore shtetërore në territorin e Republika Srpskas dhe se ligjet e RS do të miratohen brenda një muaji, gjë që do t’i konfirmonte përpjekjet e para konkrete të tij për shkëputjen nga Bosnja. Nga amsat e SHBAS janë të rrezikuar edhe zyrtarë shqiptarë, të cilët po ashtu duket se do u nënshtrohen dhe skalioneve të Britanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here