Google search engine
Home Lifestyle I ‘masakruan’ për puthjen në buzë që i dhuruan njëri-tjetrit, reagon për...

I ‘masakruan’ për puthjen në buzë që i dhuruan njëri-tjetrit, reagon për herë të parë vajza e Ilir Shaqirit: Kemi një raport shumë të fortë!

0
392

Në një lidhje me ‘Skype’, vajza e balerinit Ilir Shaqiri reagoi sot në emisionin ‘Shqipëria Live’ për komentet që e masakruan për puthjen që ata i dhuruan njëri-tjetrit në buzë.

Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj brenda shtëpisë së famshme si dhe raportet e tij me banorët e tjerë.

Emily u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që u puthën në buzë, dhe se ka 1 milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime.

“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh vajza e Ilirit.

I ‘masakruan’ për puthjen në buzë që i dhuruan

Ndërsa e pyetur në lidhje me deklaratën e balerinit për Einxhel, që ka thënë se jashtë mund ta kem shoqe, ajo tha se babai i saj është njeri shumë i matur.

“Babai im nuk mbyllet në idetë e tij. Aty brenda shtëpisë ka situata që të çojnë në disa debate, por që jashtë mund të ketë një raport shoqëror. Është një person elastik”, tha Emily.

Në fund tha se do donte që të kishte takuar edhe Arjolën ditën që takoi edhe babanë.

“Arjolën e shoh si një person shumë të mirë. Pashë telefonatën me fëmijët dhe u emocionova edhe unë. Por e vlerësoj edhe për miqësinë me babin”, përfundoi ajo.

I ‘masakruan’ për puthjen në buzë që i dhuruan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here