Google search engine
Home Aktualitet Bëri ‘të fortin’ me policinë, procedohet penalisht zyrtari i lartë në këtë...

Bëri ‘të fortin’ me policinë, procedohet penalisht zyrtari i lartë në këtë qytet të Shqipërisë (FOTO)

0
421

Policia e Përmetit ka proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar efektivët, duke parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet).

Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qendrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.

Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëri ‘të fortin’ me policinë, procedohet penalisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here