Google search engine
Home Sociale Përmbytjet e mëdha në vend, ministrja Kushi del me njoftimin e rëndësishëm:...

Përmbytjet e mëdha në vend, ministrja Kushi del me njoftimin e rëndësishëm: Pezullohet mësimi në këto qarqe

0
206

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dalë me një njoftim të rëndësishëm.

Si pasojë e reshjeve të dendura në vend duke sjellë përmbytje në disa qytete, Kushi njoftoi se do të pezullohet mësimi në disa shkolla të qarkut të Vlorës dhe të Fierit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here