Google search engine
Home Bota Paralajmërimi i frikshëm, Joe Bideni tregon se çfarë i tha Putinit në...

Paralajmërimi i frikshëm, Joe Bideni tregon se çfarë i tha Putinit në telefon

0
245

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden konfirmoi nga shtëpia e tij në Wilmington se ai e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Rusia do të paguante një “çmim të tmerrshëm” dhe do të përballej me pasoja shkatërruese ekonomike nëse e pushton Ukrainën.

“Unë ia kam bërë absolutisht të qartë Presidentit Putin se nëse ai shkon në Ukrainë, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese”, tha Biden.

Presidenti amerikan, i cili foli me Putinin në telefon për dy orë javën e kaluar, tha se ai ia ka bërë të qartë liderit rus se pozicioni i Rusisë në botë do të “ndryshonte ndjeshëm” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here