Google search engine
Home Aktualitet Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, zbulohet dëshmia në polici: Vrasjen e kam...

Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, zbulohet dëshmia në polici: Vrasjen e kam bërë unë! Këta dy persona nuk kanë lidhje me ngjarjen

0
259

Një ditë më parë, Skënder Lika dhe Llej Lika, babë e bir bashkë me Klajdi Gexhaj (Beleshi), u arrestuan si autorë të dyshuar në vrasjen e biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli në Laç.

Në dëshminë e tij para policisë, 22-vjeçari Llej Lika ka pranuar autorësinë e krimit. “Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Lika.

Para hetuesve, 22-vjeçari ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here