Google search engine
Home Sociale Shqipëria mbyll kufijtë me këtë shtet/ Komiteti Teknik publikon masat e reja...

Shqipëria mbyll kufijtë me këtë shtet/ Komiteti Teknik publikon masat e reja dhe jep ultimatum të prerë: Duke nisur nga kjo datë kërkohet certifikatë vaksinimi për administratën dhe punonjësit e qendrave tregtare

0
360

Komiteti Teknik i Ekspertëve sapo është mbledhur ditën e sotme ku pritet bëjnë publike vendimin më të fundit në lidhje me situatën aktuale në vend të covid-19.

Sipas Mira Rakacollit nga dita e sotme çdo qytetar do bëjë dozën e tretë të vaksinës. Deri me datën 31 dhjetor të gjithë puunonjësit e administratës publike duhet të vaksinohen, në 4 janar do kërkohet testi negativ cdo 5 ditë. Nisur nga varianti i ri, rekomandojmë ndalimin e udhëtimit të personave që kanë udhëtuar 14 ditëte e fundit në Afrikën e Jugut,  Kenia.. nga data 3 dhjetor.

Masat që mbeten në fuqi janë: Ora policore 23:00-06:00. Dorëzimi i pasaportës së vaksinimit.

Gjithashtu edhe ekspertja Silva Bino tha në fjalën e saj se: Situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme me dy javët e para, nuk kemi një rritje të rasteve oërkundrazi kemi një ulje të paktë të rasteve. Nga ana tjetër edhe pozitiviteti është i njëjtë pak a shumë në këto 3-4 javët e fundit. Shikojmë që kemi një rritje të infektimit të grupmoshave të reja deri në 14 vjeç. Kjo lidhet edhe me disa vatra nëpër shkolla, ku nuk është ndërprerë mësimit.
Sa i përket vaksinimit, mund të shkojë deri në 45% në nivel kombëtar por në Tiranë shifra e vaksinimit me të dyja dozat shkojnë mbi 50%.

Kërkojmë të kemi një ritëm më të lartë. Lidhur me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe në personat e vaksinuar, vëmë re se janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar krahas atyre të vaksinuar.

Aktualisht kemi të dhëna kombëtare të cilat shkojnë pak a shumë si ato të vendeve të tjera. Nga ana tjetër ka filluar procesi i dozës përforcuese për personat e vaksinaur deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here