Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për ish-gjykatësen e Krujës Enkelejda Hoxha e arrestuar për korrupsion. Nga burimet mësohet se SPAK ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren.
Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK.
Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.







































